Skip to content

Turqia ndjek me shqetësim ngjarjet në Jordani që u shfaqën me ndalimin e disa personave

Ministria e Jashtme e Turqisë njoftoi se po ndjek me shqetësim ngjarjet që u shfaqën në Jordani me ndalimin e disa personave me arsyen se përbëjnë kërcënim për stabilitetin e vendit.

“Stabilitetin dhe qetësinë e Jordanisë që është një vend kyç i paqes në Lindjen e Mesme, nuk e shohim të ndarë nga stabiliteti dhe qetësia e Turqisë”, thuhet në një deklaratë me shkrim nga ministria.

Më tej në deklaratën ku theksi vihet mbi mbështetjen e fuqishme ndaj Mbretit Abdullah II, qeverisë jordaneze si dhe për qetësinë, prosperitetin dhe mirëqenien e popullit jordanez mik dhe vëlla, thuhet: “Po ndjekim me shqetësim ngjarjet që u shfaqën në Jordani me ndalimin e disa personave me arsyen se përbëjnë kërcënim për stabilitetin e vendit”.