Skip to content

Fletët e votimit, Yuri Kim: Mbështesim rregullat dhe kushtet e drejta dhe transparente

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka përshëndetur lajmin e Celibashit se fletët e votimit do të jenë të printuara dhe dërguara në kohë pranë KQZ për zgjedhjet e 25 prillit.

Kim thotë se SHBA mbështet përpjekjet për të siguruar që rregullat e kushtet e zgjedhjeve të jenë të drejta, në kohë e transparente.

Njoftimi nga ambasadorja e SHBA:

Sapo pashë konferencën për shtyp të Ilirjan Celibashit – shumë mirë të dëgjosh që formati i fletëve të votimit është rënë dakord në mënyrë që ato të shtypen në kohë për zgjedhjet 25 prillit.

Ne fuqimisht mbështesim përpjekjet për të siguruar që rregullat dhe kushtet e zgjedhjeve të jenë të drejta, në kohë dhe transparente.

Just watched press conference of @ICelibashi – very good to hear that format of ballot sheets has been agreed so they can be printed in time for 4/25 elections. We strongly support @KQZShqiperi efforts to ensure that the rules & terms of elections are fair, timely & transparent.

— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) April 5, 2021