Skip to content

Këlliçi: Programi i PD, 100 milionë euro subvencione për fermerët!

Programi i PD-së “Shqipëria fiton” shpreh qartë në shifra, mbështetjen për qindra mijëra fermerë në mbarë vendin, 100 milionë euro subvencion.

Për këtë çështja ka folur në detaje kandidati i PD-së, Belind Këlliçi, në takimin që ka pasur me disa familje në rrethinat e Tiranës.

“Secili prej nesh dallon nga tjetri, por të bashkuar bëjmë ndryshimin, – u tha Këlliçi.

– Ndryshimi është i mundur vetëm nëse kemi një qeveri normale, që nxit sipërmarrjen e lirë dhe punon për një ekonomi prodhuese.

100 milionë euro subvencione për fermerët vendas! Ky është angazhimi ynë. Nga këtu do të fillojmë”, ka theksuar Këlliçi.