Skip to content

“Do ta bësh tërmet apo jo?!”, Rama flet me Gjiknurin nga makina: Ka ardhur ky mo në Vlorë… presidenti, me ata të OFL-së del? Po Leskoja ç’bën Leskoja

Pas komunikimit me zë të lartë, me Niko Peleshin, që ta dëgjonte e gjithë dynjaja, Rama është ndalur më pas me një bisedë me Damian Gjiknurin, të parin e socialistëve në Vlorë, të cilit i kërkoi një tërmet të ngjashëm me atë të Dibrës. Rama pyeti dhe nëse Meta ka shkuar për vizitë në Vlorë, por edhe për kundërshtarët  me në krye Bujar Leskajn.

PJESË NGA BISEDA

Rama: Do e bësh tërmet Vlorën apo jo?

Gjiknuri: Kam qejf që të bëhet dhe njëherë fitorja e duhur, dhe ta them dhe njëherë atë fjalën

Rama: Si shkon fushata andej

Gjiknuri: Shumë mirë, vazhdojnë takimet me njerëzit , e rëndësishme është që ka pasur fushatë të qetë, nuk ka pretendime nga asnjë palë.

Rama: Leskoja ç’a bën Leskoja

Gjiknuri: Po hiç mo mirë, secili sheh punën e tij me elektoratin e tij

Rama: Po ky ka ardhur ky këto ditë

Gjiknuri: Kush, presidenti

Rama: E presidenti i futbollit

Gjiknuri: Po presidenti atë punë ka, vjen i maskuar, nuk del në tribunë

Rama: Me OFL-në apo kap çfarë të kapësh, o Zot

Gjiknuri: Ai i shkreti e ka humbur toruan

Rama: Po me komunitetin çam kanë ecur kontaktet

Gjiknuri: Po po, janë shumë të kënaqur me zgjedhjen që kemi bërë për ti përfaqësuar, është një grua që vjen nga një familje e mirë, qytetare

Rama: Po Fate Velaj, çfarë bën

Gjiknuri: Vazhdon fushatën si të gjithë deputetët e tjerë

Rama: Mirë mirë, hajde forca ta bëjmë një tërmet atje

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb