Skip to content

VIDEO/ “Vajza ime Dafina më ka kërkuar ta …”, shoferi ‘ndërpret’ Bashën teksa ecte me të rinjtë: Ju rujt zoti

Kreu i Partisë Demokratike ka takuar disa të rinj ditën e sotme në Shkodër me të cilët ka bërë një pjesë rruge në këmbë.

Duke biseduar me një vajzë të vogël, e cila ishte në moshën e vajzës së madhe të Bashës, e cila quhet Dafina, kreu i PD-së tregoi se ajo i kishte kërkuar që ta merrte me vete në Shkodër, por ai i kishte thënë pas zgjedhjeve.

Ndërsa po bashkëbisedonte me të rinjtë, një shofer ka përshëndetur Bashën me borinë e makinës dhe i tha “Ju rujt zoti”. Lideri i opozitës ia ktheu “Edhe ju”.

Pjese nga biseda: 

Basha: Dmth je 14 vjeç?

Vajza: Po.

Basha: Fiks 14?

Vajza: Jam 13, bëj 14 në maj.

Basha: Qenke pak më e vogël se vajza ime e madhe, Dafina. E cila më ka kërkuar ta marr me vete në Shkodër, se ka qenë një herë në ekskursion në Shkodër me shkollën dhe i ka pëlqyer shumë. I kam premtuar se do ta marr. Por duhet të mbarojmë fushatën njëherë.

Shoferi: Ju rujt zoti.

Basha: Edhe ju

(E.H/Faxweb.al)

 Loading …

/faxweb