Skip to content

“Simbol i denigrimit është prishja e teatrit”, Basha takim me gratë në Shkodër: Do financojmë mbi 20 mijë artistë

“Pika e parë te kultura ka të bëjë me financimin e mbi 20 mijë artistëve shqiptarë. Kjo qeveri i ka denigruar dhe simbol i denigrimit është prishja e teatrit.

Gjej rastin që të përsëris zotimin tonë, që me atë orar të zgjatur deri në orën 16:00, ky orar do të na japë mundësinë që artistëve dhe mësuesve t’u besohet misioni i përcjelljes së gjuhëve të huaja, apo mësime ve shtesë, në ambientet e përshtatura.

Ftesa ime për nënat, gratë e Shkodrës, është që të votojnë në 25 prill. Ato mund të kenë pikëpyetje. Pas 25 prillit, nëse nuk vjen ndryshimi, fëmijët e tyre do ta kenë më të vështirë për arsimin. Jo të sjellim Bangladeshin në Shqipëri, por të mbajmë të rinjtë në vendin tonë”, tha Basha.

 Loading …

/faxweb