Skip to content

Je ndjerë më mirë kur PS-në e ka drejtuar Nano apo Rama? Majko: Kur e drejtoja vetë, isha më komod

Ministri për Diasporën Pandeli Majko, teksa ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Real Story” u pyet nëse është ndjerë më mirë kur PS-në e ka drejtuar Fatos Nano apo Edi Rama.

Majko u shpreh se më mirë është ndjerë, kur ka drejtuar vetë PS-në, kur ishte edhe kryeministër.

Më komod jam ndjerë, kur kam drejtuar vetë PS-në. Në atë kohë isha kryeministër dhe kryetar partie.

Meta është kundërshtari ynë politik, në këto zgjedhje është kundërshtari ynë.

Sa i përket votës së emigrantëve, procesi është bllokuar nga opozita.

Qytetarët më 25 prill të votojnë për të ardhmen e tyre, për Shqipërinë.

Sipas të gjitha sondazheve, ne do të fitojmë.

Njerëzit më 25 prill duhet të mos zgjedhin greminën, por alternativën tonë të qeverisjes”, u shpreh Majko.