Skip to content

Pas shpërthimit me lëndë plasëse në burg, arratisen mbi 1800 të burgosur, 35 refuzojnë të largohen

Mbi 1.800 të burgosur kanë arritur të arratisen nga një burg në Nigeri pasi ndërtesa u sulmua nga disa persona të armatosur, thanë zyrtarët.

Raportohet se sulmuesit arritën të futen në oborrin e burgut në juglindje të qytetit Oëerri duke përdorur lëndë shpërthyese në bllokun administrativ. Gjashtë të burgosur janë kthyer, ndërsa 35 të tjerë refuzuan të largohen.

Policia e akuzoi grupin ilegal “Populli Indogjen i Biafras” për kryerjen e këtij sulmi. Megjithatë, raportohet se ky grup ka mohuar se ka qenë i përfshirë në sulmin ndaj burgut.

Shërbimi Korrektues i Nigerisë ka konfirmuar se 1.844 të burgosur janë arratisur nga burgu në rajonin Imo, shkruan BBC.

Ky organ tha se disa persona të armatosur rëndë e sulmuan burgun pasi erdhën me vetura dhe autobusë. Një zëdhënës i policisë tha se sulmuesit kishin granata, mitralozë, mjete shpërthyese dhe pushkë të gjata.

Presidenti i Nigerisë, Muhammadu Buhari, tha se ky sulm është akt terrorizmi i kryer nga anarkistët. Ai u bëri thirrje forcave të sigurisë që t’i kapin sulmuesit dhe të burgosurit e arratisur.

 Loading …

/faxweb