Skip to content

Aksident tragjik në Lushnje, ndërrojnë jetë dy persona (Detajet)

Foto ilustruese.

Një aksident tragjik është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Lushnjes, si pasojë e të cilit dy persona kanë humbur jetën.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Lushnje-Krutë, në fshatin Gurrëz i Vogël, ndërkohë nuk dihet ende identiteti i viktimave.

Njoftimi:

Lushnjë

Informacion paraprak

Sot rreth orës 18:30, në aksin rrugor Lushnjë-Krutje, në fshatin “Gurrëz e vogël”,  automjeti tip “Reno“, ka dalë nga rruga, ku për pasojë janë dëmtuar dhe kanë ndërruar jetë drejtuesi dhe pasagjeri në mjet.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimave dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(E.H/Faxweb.al)

 Loading …

/faxweb