Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka publikuar një video në rrjete sociale, ku shfaqet me disa të rinj, e nuk ngurron t’i falënderojë për punën që ata bëjnë.

Basha thekson se në të gjithë Shqipërinë, janë 60 mijë të rinj vullnetar që mbështesin Partinë Demokratike, e nënvizoi se ndryshimi sipas tij, do të ketë fytyrën e të rinjve.

Fjala e plotë:

Sot kam një lajm të mrekullueshëm. Kur isha në makinë duke ardhur tek takimi, më thanë që numri i vullnetarëve, në nivel vendi kaloi 60 mijë. Megjithatë gjithsecili prej jush është i çmuar në vetvete!

Kështu që ju falënderoj nga zemra për punën që po bëni dhe ndryshimi do të ketë fytyrën tuaj, do të ketë energjinë tuaj, e do të ketë dëshirën tuaja!

Faleminderit shumë për punën!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re