Doktor Petrit Vargu ka deklaruar se fushata e vaksinimit në Shqipëri po përdoret si propagandë politike.

Në një lidhje direkte me Skype për ‘ABC e Mëngjesit’, ai u shpreh se në të gjithë botën fillimisht e bëjnë personat me sëmundje shoqëruese, pastaj mësuesit e policët, ndërsa te ne ndodh e kundërta

Vargu theksoi se vaksinat që Shqipërisë po ja japin për arsye interesi si nga Emiratet për të marr me koncesion portin e Durrësit.

“Në të gjithë botën pasi fillojnë me moshën, përpara policëve dhe mësuesve, merren personat me sëmundje shoqëruese.

Në Shqipëri kjo gjë u harrua dhe u morën me shtresa të tjera të cilat nuk kanë sëmundje shoqëruese.

Mbasi e dinë që me këto kanë vaksina bën skandal, pa dhënë edhe datat e skandencës, atëherë u dhanë për personat me sëmundje shoqëruese.

E parë në këto çështje nga njëra anë bëjnë propagandë dhe thonë që kemi futur grupet që nuk i ka futur asnjë nga vendet Europës.

Shikojeni kush jep vaksinat, pa ju hequr falenderimet, jep Turqia dhe Emiratet që duan të marrin me koncesion portin e Durrësit.

Nuk është se po i rri mendja presidentit të na jap ne vaksinat. Thjesht është një gjest gjeopolitik.

Pra mos shikoni se gënjeheni shumë shpejt nga numrat, pasi nuk thuhet se sa kanë bërë vaksinën, pasi numri i vaksinës së parë është shumë i ulët dhe vaksina kineze arrin një imunitet shumë të ulët”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re