Skip to content

Ç’cicëruan politikanët turq ndaj kryeministrit italian Draghi

Parlamentarja Dr.Ravza KAVAKCI KAN  dhe deputetja në Stamboll për partinë AK u shpreh në profilin e saj në twitter në lidhje me akuzat e Draghit se i dënon fort këto akuza “Z. Draghi! Dënoj fuqishëm akuzat tuaja drejtuara presidentit tëonë, i cili është zgjedhur me dëshirën e plotë të popullit. Këshilloj çdo kënd që dëshiron të dijë më shumë në lidhje me diktaturat t’i rikthehet historisë së vetë”

Burimi:(https://twtter.com/RavzaKavakci/status/1380379956434337794)

Ayşe Keşir, Kryetarja e Forumit të Gruas të partisë AKP tha se nëse kryeministri italian është në kërkim të ndonjë diktatori atëherë le ta lexojë mirë historinë e vendit të vetë.

Burimi https://twitter.com/aysekesir/status/1380261180875415552

Ndërsa Ministri i Jashtëm Mevlüt Çavuşoğlu  tha “Dënojmë ashpër akuzat e shëmtuara të Draghit karshi presidentit tonë dhe ja kthejmë mbrapsht po të njëjtat.” https://twitter.com/MevlutCavusoglu/status/1380245743525629962

Numan KURTULMUŞ zëvëndës kryetari i partisë AKP gjithashtu dënoi akuzat duke iu drejtuar vetë kryeministrit Mario Draghi: “Z. Draghi, ne nuk jemi diktatorë! Nëse dëshironi të shikoni një diktator atëherë kërkoni në historinë tuaj! Kërkoni për Mussolinin!

https://twitter.com/NumanKurtulmus/status/1380248532825878529

Kryetari Asanblesë Parlamentare turke për Këshillin Europian Akif Cagatay Kilic po në twitter u shpreh se:

“Më vjen keq për fjalët që lëshoi nga goja Draghi kundër presidentit tonë. I rikujtoj atij se presidenti ynë e ka merituar pozitën e tij falë dëshirës unanime të vetë popullit turk sipas zgjedhjeve demokratike” https://twitter.com/ackilic76/status/1380257566182232070

Deri më tani nuk ka asnjë cicërim nga kryetarët e dy partive kryesore opozitare Devlet Bahçeli (MHP) dhe nga Kemal Kılıçdaroğlu (CHP). As vetë Erdogani nuk është shprehur ende mirëpo Ministri Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu ka deklaruar se e ka ftuar ambasadorin italian Massimo Gaiani, në mision në Turqi që nga viti 2019, për “të dhënë hesap” në lidhje me deklaratat në fjalë.