Skip to content

Rama për Becchettin: Kërkohet nga drejtësia shqiptare. Ai ka për të marrë atë që nuk thuhet nga qeveria shqiptare

Lajmi se Shqipëria humbi gjyqin ndaj Francesco Becchettit duke u detyruar nga Arbitrazhi ndërkombëtar që t’i paguajë 110 milionë euro dëmshpërblim biznesmenit italian, ka ngazëllyer opozitën

Lidhur me këtë kryeministri Edi Rama u shpreh në “Log” se lufta me biznesmenin italian nuk ka mbaruar dhe se Francesco Becchetti është një njeri i kërkuar nga drejtësia shqiptare.

“E para e punës njëherë ku e keni parë ju mbrojtjen dhe sulmin. Fakti është që edhe rezultati i këtij ligji nuk duhet të ishte bërë publik sipas rregullave që ka, por meqë u bë publik, jo nga Zëri Amerikës, por pala tjetër, se dy palë e dinin.

E para është fatkeqësi e madhe që të paktën ju njerëzit e medias, e dini shumë mirë realitetin e pagave, si shpërtheu i gjithë tregu si paga si për “galactios” ju nuk duhet të bëni.

Ishte një super problem për të gjithë që u konstatua nga organet kompetente, po flasim për një njeri që kërkohet nga drejtësia shqiptare.

E treta ne kemi fituar tre gjyqe, kjo nuk është një luftë e mbaruar. Unë nuk mund të flas më shumë se kaq, është cështje e një lufte që po bëhet, ka plan alternativ dhe strategji, por nuk është luftë e mbaruar.

Ai ka për të marrë atë që nuk thuhet, përsa më takon mua, që mbetet por nuk hahet, ka mbetur por nuk hahet” tha ai.