Skip to content

“Rama po bën hile”! Paloka: PS po arnon rrugët për të na hedhur hi syve

Drejtuesi Politik i Qarkut Durrës, Edi Paloka diskutoi me banorët e zonës Sektor Rinia problematikat e infrastrukturës. Ai akuzoi mazhorancën se po bën sikur punon për shkak të fushatës elektorale.

“Unë zgjodha që të kem këtë zonë në përgjegjësinë time për këto zgjedhje dhe sigurisht për këto 4 vite që vijnë.

Në 8 vite më mirë se ju nuk e di askush se çfarë ka bërë kjo qeveri. Tani po arnojnë rrugën dhe me një eskavator të vogël po pickojnë kanalin për të gënjyer njerëzit.

Ajo rrugë në 8 vite do ishte bërë shumë herë, por tani duan t’u hedhin hi syve njerëzve”, deklaroi Paloka!

Nenkryetari i PD e quajti një program tullumbac planin elektoral të PS, pasi sipas tij aty premtohen vetëm aeroporte.

“Ne kemi një program jo si ai i Ramës, që lëshon disa tullumbaca. Në vend të na i zgjidhin problemet, ata bëhen vetë problemi.

Janë me qindra dhe mijëra socialistë që kërkojnë largimin e tij një orë e më parë. Dhe ata kalojnë në të njëjtën rrugë si ju”, tha ai!