Skip to content

Kryediplomatja sudaneze: Vizitat në Katar kanë përmirësuar marrëdhëniet

Ministrja e Punëve të Jashtme të Sudanit, Mariam Al Mahdi, ka deklaruar se vizita e saj e nivelit të lartë në Katar ka përmirësuar marrëdhëniet midis dy vendeve.

Në një prononcim për mediat gjatë kthimit nga Katari, Mahdi e përshkroi vizitën e saj në Katar si “të suksesshme”.

“Katari është një shtet i rëndësishëm duke pasur parasysh rolin e tij themelor në rajon. Vizita jonë ka vendosur në rrugën e duhur marrëdhëniet midis dy vendeve”, theksoi ajo.

Duke theksuar se ka informuar qeverinë e Katarit për zhvillimet e fundit në Sudan, kërcënimet e sigurisë dhe situatën në kufi, ajo tha se “delegacioni sudanez pa mirëkuptim të madh nga Katari në lidhje me situatën në vend”.

Delegacioni sudanez, përfshirë kryetarin e Këshillit të Sovranitetit, gjeneral Abdel Fattah al-Burhan dhe kryediplomaten Mahdi, gjatë vizitës dyditore zhvilluan takime zyrtare në Katar.

Sipas të dhënave nga Ministria e Investimeve të Sudanit, për sa i përket investimeve në vend Katari është vendi i pestë me një investim prej afro 4 miliardë dollarësh.