Ish-drejtoresha e famshme e PS-së, Brisida Shehu, e cila tashmë i është bashkuar LSI-së dhe kandidon e fundit në listët e Tiranës, iu ka bërë thirrje socialistëve të bashkohen me të.
“Të shumtë më pyesni: Pse duhet të të besojmë Bris?
Dhe unë po ju dëshmoj arsyet, që janë edhe parimet e mia: Besnikëria ndaj bindjeve! Lëvizja Socialiste për Integrim: unë isha socialiste, jam socialiste, do jem socialiste!
Pse nuk jam në PS?! Ndryshimi ky është: Jam në një parti socialiste ku socialistët mendojnë për socialistët, dhe sepse kjo është ajo doja të bëja unë”, thotë “Brisi i Tatimeve”, siç e njohin të gjithë.
