Skip to content

”Noteri i tërmeteve Damian Gjiknuri”! Rama në Kuç tregon parashikimin e rezultatit e 25 prillit: Fitojmë 74-78 mandate

Kryeministri Edi Rama ka përllogaritur që në zgjedhjet e 25 prillit, Partia Socialiste do të marrë 74 deri në 78 mandate.

Këtë rezultat, kreu i qevrisë e ka dhënë me firmën e tij dhe të Damian Gjiknurit, të cilin e quajti “noter”.

Kryeministri e ka nënshkruar Memorandumin Kuvendor në Kuç.

“Unë po ju them 74-78 mandate, se këtu ka mundësi të bëjnë ndonjë gol, ndërsa në zonën poshtë penalltitë i gjuajmë ne, ndonjë penallti mund të bjerë në shtyllë dhe rezultati final është 74-78. Partia Socialiste, ta keni këtu.

Votat tek numri 12,  ta mbajnë mend edhe numrin, sepse 3 mandate herë 4 vite bëjnë 12. Këtu e keni dhe ma këndoni mua po doli gabim. Firma është imja, noteri i zgjedhjeve Damian Gjiknuri”, tha Rama.

Rama: Vëre në kornizë atë dhe mbaje parashikimi tim

Kukës-1

Dibër-3

Shkodër-4

Lezhë -3

Durrës-8

Tiranë-19

Elbasan-8

Korçë-6

Berat-5

Fier- 10 Vlorë – 9

Gjirokastër- 3

Tani jemi në rregull mbledhja

Gjiknuri: 76…. 79

Rama: O Zot i madh mu bënë si Luli të tërë ej ooo

Rama: Të gjithë 79, unë kam thënë 74 deri 79. Tani të firmosim Memorandim Kuvendor në Kuç në 10 prill 2021, hajde firmose Damian, se ti je noteri i tërmeteve.