Në një kohë kur na ndajnë më pak se dy javë nga zgjedhjet e 25 prillit, stafi i Bashës ka ‘shënuar një autogol’.
Njërëzit që punojnë tek “Byrektorja” e PD e kanë humbur përqendrimin dhe mesa duket kanë dalë nga “shinat”. Këtë e tregon qartë një postim që ka bërë xhiron e rrjetit.
Në faqen zyrtare të Partisë Demokratike është publikuar një video e takimit të drejtuesit politik të PD në qarkun e Gjirokastrës, Tritan Shehu.
Bashkëngjitur videos shkruhet se shumica e shqiptarëve do të votojnë Partinë Socialiste.
“Tritan Shehu në fshatrat e Përmetit: Ndëshkim keqqeverisjes më 25 prill. Shumica e shqiptarëve votojnë PS, votojnë ndryshimin” shkruhet në postim.
Kjo është një tjetër gafë që i shtohet listës të gjatë të “perlave” nga PD të cilat fillojnë që tek kreu i saj, Lulzim Basha e vazhdojnë me stafin e tij që fshihet pas menaxhimit të rrjeteve sociale.
Më vonë ky postim është edituar, por historia e editimit ngelet dhe mjaft qartë tregohet se ka qënë dora e stafit të Bashës, që ka goditur me gafën e radhës
