Skip to content

“Ku je o flori, o yll drite, ti je mbret për ne”, Rama batuta me të moshuarit në Elbasan: Qenke si Erion Braçja

Kryeministri Edi Rama vizitoi qendrën e vaksinimit në Elbasan, ku të moshuar po merrnin dozën e parë të vaksinës antiCovid.

Duke i uruar shëndet të moshuarave që po bënin vaksinën, nuk kanë munguar as batuta me to.

Kryeministri u interesua për gjendjen e të moshuarave të sapovaksinuar, duke iu uruar shëndet dhe proces të mbarë të vaksinimit në vijim.

E moshuara: O yll drite, shyqyr që të takova, ti je mbret për ne. Ti je gjithçka për ne.

Rama: Ajj ajj ajj

Qytetari: Jam nga Divjaka e Erion Braçes

Rama: Qenke se Erion Braçja