Kryeministri i vendit, Edi Rama nga Belshi ka folur për mundësitë që vendi u jep emigrantëve për të kthyer në vendin e tyre.
Rama iu ka bërë thirrje emigrantëve shqiptarë, që të kthehen në vendin e tyre për të investuar, duke shtuar se në mandatit e tretë, qeveria do t’i japë 5 mijë euro grant çdo emigranti që vjen e ndërton shtëpinë e babait apo të gjyshit, për të nxitur kështu agro-turizmin.
“Shumë më tepër turistë të huaj do të vijnë këtu për të kaluar më tepër se fundjavën. Kjo do të sjellë një rritje të strukturave akomoduese, të bujtinave dhe transformimin e shumë dhomave për të mikpritur njerëz.
Ky është një vend i bekuar dhe është dashur vetëm të imagjinohet me guxim e ardhmja dhe të punohet për të ardhmen. Siç tregojnë shifrat konkrete të bizneseve që hapen, të dhomave që shtohen, për të kuptuar se jemi ekzaktësisht në rrugën e duhur për Belshin.
Këtu si kudo ka plot vajza e djem që jetojnë në emigracion, është koha për tju dhënë jo vetëm mesazhin por edhe shtytjen që kursimet në emigracion ti investojnë në shtëpitë që kanë lënë këtu. Për ti kthyer ato shtëpi në bujtina.
Për këtë arsye në planin tonë të veprimet kemi vendosur ti japim 5000 euro grant çdo emigranti që do vijë në shtëpi për të rindërtuar.
Çdo emigranti do i japim mundësinë e sjelljes së parave këtu në bankat e Shqipërisë pa i kërkuar llogari përveçse që ato të mos jenë para të krimit.
Pra një amnisti specifike e fokusuar te emigrantët që duan të kthehen këtu qoftë fizikisht apo me investimin e tyre
Është zgjedhja e tyre por ka rëndësi të vijnë për të hapur derën e shtëpisë mbyllur të gjyshit, stërgjyshërit dhe prindërve. Kjo do të sjellë një transformim të madh.
Agroturizmi në Shqipëri është i ri, është akoma në embrion, ka lindur vetëm në vitet e fundit por do të shumëfishohet në gjithë Shqipërinë.
Me portin e Durrësit do të jetë një nga portet më të mëdhenj në Mesdhe. Me portin turistik të Vlorës dhe Sarandës dhe më tutje me atë të Shëngjinit do të kemi porta të reja që do të sjellim shumë më tepër njerëz.
Ky është një vend i bekuar, është një parajsë e bërë nga zoti dhe e fshehur nën plehra nga njerëzit.
Për pak ditë do të hapim aeroportin e Kukësit. Aeroportet sjellin lëvizje të madhe dhe sjell lëvizje më të madhe për shërbime të të gjitha natyrave. Jemi në një fazë që nuk mund të ndalemi.
Belshi këtu ishte, pse ishte një vend që të gjithë iknin, sepse duhet të vinim të takonim njerëzit. Sapo morëm detyrën, i kam thënë Arifit shiko ca do bëj për Belshin.
Kur postoj foto nga Belshi disa miqtë të mi nga jashtë nuk i besojnë. Nuk mund të jetë në Shqipëri kjo thonë”, deklaroi kryeministri!.
Kryeministri Rama tha se e do mandatin e tretë qeverisës për vendin jo për veten e tij, por për atë “majë” që tha se e ka ëndërruar pa hyrë ende në politikë.
“Jemi në një fazë që s’mund të ndalemi jo më të kthehemi mbrapa. Belshi këtu ishte, pse ishte një vend nga ku të gjithë iknin? E ne kur vinim vinim nga hallli se të takonim njerëzit, sa morëm detyrën i kam thënë Arifit ca do bëjmë për Belshin e ja ku jemi sot. Kur postoj foto nga Belshi disa nga miqtë e mi jashtë nuk e besojnë.
Kur them se Shqipëria e vitit 2030 do jetë kampione e turizmit në Ballkan nuk është ëndërr që e kam parë duke fjetur, por me sy hapur që në kohën që s’jam marrë me politikë.
Në politikë nuk hyra për veten time në kuptimin e ngushtë të fjalës por sepse më ka munduar që në krye të herës me ka nxjerrë në lëvizjen e studentëve kundër regjimit atëhërë. Jam akoma sot jo për të provuar se cdo me thënë kryeministër as për të ndenjur e shijuar pushtetin sic kanë bërë disa të tjerë jo se për mua pushteti është plackë“, deklaroi Rama.
