Skip to content

Vasili ‘thirrje’ LSI që të mos votojë Luan Ramën në Vlorë, e shmang dhe nga takimi: Votoni Grisejdën, Anxhelën, Dikensin, Anxhelën, Lirinë

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku shprehet i nderuar që ishte në mesin e “kandidatëve të listës së shkëlqyer të LSI

Vasili thotë se dinjiteti vlonjat i listës së LSI e dërrmon listën e Astirit ‘të batakçinjve Qendro e Gjiknuri’.

Ai thekson se si vlonjat e di shume mirë, që Vlora e ka marrë vendimin e saj absolut.

Vlora do të votojë Anxhela Shenaj vajzën dinjitoze të Gjormit dhe Vlorës. Vlora do të votojë Liri Demën gruan e jashtëzakonshme dhe të nderuar. Rilindja do të provojë humbjen më të hidhur në Vlorë!”- shkruan Vasili.

Por ajo qe ka rene ne sy gjate takimeve te Vasilit ne Vlore dhe deklarimit per mediat ka qene mosprezenca e nenkryetarit tjeter te LSI, Luan Rama, i cili kryeson dhe listen e kandidateve te kesaj partie per qarkun e Vlores dhe qe duhej te ishte patjeter per kandidatet e rinj ne Vlore!

Madje dhe ne thirrjen zyrtare te Vasilit, permenden emrat e te gjithe kandidateve te LSI, ndersa nuk ka permendur askund Luan Ramen, nje thirrje indirekte qe ai, ndonese eshte i pari ne liste, te mos votohet!