Rritja e besimit të konsumatorit në tregjet financiare me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe edukimit të studentëve, ka qenë kjo arsyeja e nënshkrimit të marrëveshjes mes Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare dhe Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës. Kreu i AMF, tha se tregjet financiare kanë një mungesë të theksuar informacioni dhe për këtë arsye ndihet nevoja e një strategjie të mirëfilltë, që produktet financiare të bëhen pjesë e jetës sonë ekonomike.
 
Ndërsa dekania e fakultetit të Biznesit, Azeta Tartaraj pohoi rëndësinë që duhet të luajë informacioni që në auditorët e universitetit dhe më pas të bëhen pjesë e përditshmërisë së jetës së qytetarëve
 
Më pas, studentët u bënë pjesë e leksionit nëpërmjet bashkëbisedimit me përfaqësues të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare dhe pedagogëve të UAMD.
 
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko