Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 2862 testime nga të cilat 234 persona kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, duke pësuar rritje krahasuar me një ditë më parë kur u raportuan vetëm 125 raste.
Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë të prekur me koronavirus edhe pesë persona, ndërsa 634 kanë arritur të fitojnë betejën me virusin.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 192 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.
