Skip to content

SHBA, këshillat e fundit për hetuesit e “FBI-së shqiptare”: Grup elitar, tani luftoni korrupsionin dhe krimin

Byroja Kombëtare e Hetimit vijon procesin e përgatitjes së hetuesve. Ambasada e SHBA-së në Tiranë teksa ka publikuar foto nga trajnimi i hetuesve shqiptarë shprehet se ky grup elitar do të luftojë korrupsionin dhe krimin. Ndërkohë që Byroja Kombëtare e Hetimeve ka hapur një tjetër thirrje për aplikime.

“Dje, një grup shqiptarësh nisën të hedhin hapat e tyre të fundit drejt shndërrimit në hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Pasi kaluan përmes shqyrtimit të aplikantëve, testimeve të arsyetimit logjik, aftësisë fizike dhe shkrimit të eseve, një paneli intervistash, dhe një kontrolli të imët të karrierës së tyre, ata u përzgjodhën për të marrë pjesë në trajnimin e Ditës së Parë të Klasës së Parë.

Dita e Parë e Klasës së Dytë nuk është larg. Është koha për të bërë përpara” shkruan ambasada e SHBA-së.