Skip to content

Publikimi i të dhënave personale, Rama: Kemi sistem patronazhimi derë më derë nga 2009! PD me call centerat e Shehajt po vjedh numrat e telefonit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar mbi akuzat e opozitës se qeveria po publikon të dhënat personale që i merr nga e-Albania.

Në një intervistë për emisionin “Përballë” në TVSH, Rama u shpreh se AKSH-i ka një databazë me të dhëna të lidhura me njëra-tjetrën që nuk mund të transferohen.

Shefi i qeverisë ngriti pyetjen pse nuk janë bërë problem veprimet e PD që sipas tij me call center të Agron Shehajt po shqetëson qytetarët duke i marrë në telefon, duke theksuar se ata e dinë shumë mirë kush i ka databazat e telefonave.

Të dhënat e AKSH nuk është databazë që transferohet. Çfarë të themi për PD që me call center e Agron Shehajt i marrin nga PD, sepse ata e dinë kush është ata kanë databaze e telefonave.

Ne prej shumë vitesh kemi një sistem patriozhimi që nga 2009 që derë më derë mbledhim të dhëna. Ai exel që doli është shumë i vjetër për të qenë i PS.

Për volumin e punës që bëj me siguri që kam bërë më shumë gabime nga ato që di. Unë jam i pari kryeministër në Shqipëri që ka këruar ndjesë publike jo një herë për raste kur qeveria ka pasur gabim dhe njerëzit të drejtë”, tha Rama.