Skip to content

FOTOT/ Kandidatja e PD-së nis festën: Me mua, Shqipëria fiton

Kandidatja simpatike e Partisë Demokratike në Tiranë, Lediana Fratari, thotë se Shqipëria me atë dhe PD-në fiton.

“Kjo qeveria nuk është e dëmshme vetëm për opozitën, por për të gjithë shqiptarët, pavarësisht nëse janë apo jo pjesë e një grupimi politik.

Bashkohuni me PD-në, nr 9 dhe me Lediana Fratari, nr 34!

Ndryshimi është i mundur”, shkruan ajo, ndërsa ka postuar disa foto nga fushata.

Lediana, vajza e një biznesmeni ndërtimi, është bërë e njohur sidomos për pamjen e saj dhe fotot provokuese në rrjetet sociale.