Skip to content

Ambasadorja Yuri Kim replikon me Artur Zhejin: Kjo është çfarë kam thënë!

Ambasadorja Amerikane Yuri Kim ka reaguar përmes një postimi në Twitter lidhur me deklaratat e analistit Artur Zheji në emisionin ‘Pikat mbi i’.

“Kjo NUK është ajo që thashë / mendoja. Ja çfarë thashë: SHBA NUK mbështet ndonjë kandidat apo parti të veçantë. SHBA mbështet të drejtën e qytetarëve për të shprehur vullnetin e tyre përmes votës së tyre. SHBA paralajmëron ata që e mohojnë këtë të drejtë duke blerë vota ose duke frikësuar votuesit.

This is NOT what I said/meant. Here’s what I said: does NOT support any particular candidate or party. supports the right of citizens to express their will through their vote. warns those denying this right by buying votes or intimidating voters. https://t.co/iBHBW1qogQ

— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) April 14, 2021

Analisti Artur Zheji deklaroi se Kim u shpreh se amerikanët nuk duan kasta të forta në Ballkan. Zheji theksoi se Yuri Kim me deklaratat që ka bërë, i tha popullit “ndryshoni më 25 prill”.