Është shoqëruar në Gjykatën e Fierit, nën forca të shumta policore, autori i dyshuar i vrasjes së Shkëlzen Kastratit.
Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për të dyshuar Albert Zaja, këtë herë për mbajtje pa leje të armëve luftarake.
Është e dyta herë që Albert Zaja paraqitet pranë togave të zeza në Fier, përsa i përket vrasjes së Shkëlzen Kastratit, një ngjarje e ndodhur në 1 shkurt, në Fier. Më parë, Zaja u njoh me masën e caktuar në mungesë nga Gjykata e Fierit, atë të vrasjes me paramendim të kryer në bashkëpunim.
Në kërkim vijojnë të mbeten edhe tre persona të tjerë të dyshuar për ngjarjen.
