Kandidatja për deputete Grisejda Myslimi shprehet se të rinjtë do të sjellin ndryshimin në këtë qark.
Në një mesazh në rrjetet sociale, Myslimi shprehet se ajo do të jetë zëri i Vlorës në Parlament dhe se LSI do të marrë 3 mandate në këtë qark.
“Ne do të jemi zëri i Vlorës në Parlament! LSI FITON 3 MANDATE TË SIGURTA NË VLORË!
Forca dhe energjia e të rinjve vlonjatë do të shporrë “Rilindjen” nga Vlora, bashkë me Damian Tërmetin, bandat e “Astirit” dhe Çimkat e tyre, dhe do të sjellë fitoren tonë të sigurt më 25 prill. Mos votoni për ata që e shpopulluan Vlorën nga të rinjtë dhe e përmbytën me korrupsion.
Të dashura motra dhe nëna vlonjate: VOTONI PËR VAJZAT E VLORËS! Ne do të jemi zëri i Vlorës në Parlament! LSI FITON 3 MANDATE TË SIGURTA NË VLORË!”,- shkruan Myslimi në një postim në Facebook.
