Kandidatja për deputete e PD, Grida Duma është shprehur e sigurte se kryedemokrati Lulzim Basha është kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë.
Më tej, në një intervistë për EuroNews Albania ajo shtoi se Partia Demokratike është partia më e madhe në vend.
“Lulzim Basha është kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë këtë ua siguroj dhe ju them sot PD është partia më e madha në vend.
Deri ne 2013 unë kam thënë ka qenë partia e dytë në Shqipëri pasi ishim në opozitë.
Ne hymë në zgjedhje si në luftë dhe në luftë shkohet për të fituar.”, u shpreh Duma.
