Presidenti i SHBA, Joe Biden njoftoi sot se më datë 11 shtator Amerika dhe NATO do të tërheqin trupat ushtarake nga Afganistani.
Ndërkohë për këtë vendim ka reaguar edhe ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi i cili tha se Shqipëria e mbështet plotësisht këtë vendim të Aleances.
“SHBA dhe NATO tërhiqen nga Afganistani – në ministerialin e sotëm të NATO-s, ku isha i nderuar të merrja pjesë, pas 20 vjetësh prezencë në atë territor u vendos që Forcat aleate të fillojne largimin nga Afganistani nga data 1 maj.
Krenar për mbështetjen e pakursyer politike dhe ushtarake të Shqipërisë prej vitit 2002 në përpjekjet e përbashkëta në Afganistan.
Krenar për kontributin dhe sakrificat e FARSH. Sot është dita për të kujtuar dëshmorin e atdheut, kapiten Feti Vogli. #nejemiNATO”, reagon Peleshi ne nje postim ne rrjetin social.
