Ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim ndodhet sot në Vlorë ku ka zhvilluar një takim me përfaqësues të shoqërisë civile për të dëgjuar pikëpamjet e tyre mbi zgjedhjet e ardhshme.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada amerikane bën me dije se:
“Gjatë vizitës së saj sot në Vlorë, Ambasadorja Kim u takua me një grup përfaqësuesish të shoqërisë civile për të dëgjuar pikëpamjet e tyre mbi zgjedhjet e ardhshme.
Grupi diskutoi mbi integritetin e kandidatëve, edukimin e votuesve, çështjet e barazisë gjinore dhe rëndësinë e monitorimit të zgjedhjeve.
Ambasadorja theksoi rolin që shoqëria civile duhet të luajë në zgjedhjet e ardhshme duke nxitur të gjithë qytetarët të votojnë – veçanërisht të rinjtë, duke informuar votuesit për të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre, si edhe duke kontribuar për një shoqëri më të drejtë dhe demokraci më të fortë në Shqipëri”, shkruan ambasada.
