Skip to content

Një grua i jep fund jetës brenda shtëpisë në Shkodër

Një grua është gjendur e pajetë në banesën e saj në qytetin e Shkodrës, ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Pallati 8-katësh” ne lagjen Rus.

Në trupin e viktimës janë konstatuar plagë të shkaktuara nga mjete prerëse.

Burime per Vizion Plus bejne te ditur se kemi te bejme me nje vetevrasje.

Gruaja e gjetur e vdekur eshte identifikuar si Rudina Emini.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.