Skip to content

Ilir Meta i shqetësuar: Basha do bëjë koalicion me Ramën? Këta i mund i vetëm Boikeni i Vetëvendosjes

Ilir Meta ka komentuar për herë të parë ofertën që kryeministri Edi Rama I ka bërë kryetarit të opozitës, Lulzim Basha për të bashkëpunuar në një koalicion qeverisës.

Presidenti u shpreh PS dhe PD mund të bëjnë koalicion, por sipas tij e ndershme do të ishte që këtë ta shpallnin para se qytetarët të shprehen me votë.

“Ftesa e Ramës është shumë e sinqertë, si gjithmonë, si 17 maji.

Përgjigja ime në parim është kjo: Ka moral, ka legjitimitet çdo koalicion që shpallet para se qytetarët të votojnë.

Do të bëjë koalicion PS dhe PD ta shpallin që tani, në mënyrë që të marrin votëbesim plebishitar.

Do ta bëjë LSI me PS, ta shpallin që tani. Duan ta bëjnë që të trija, ta shpallin që tani.

Duan ta bëjnë që të 12-ta, ta shpallin që tani. Të jenë të sigurt do t’i mundi Boikeni edhe i vetëm”,tha Meta.