Ambasadorja Yuri Kim ka përsëritur sërish se nuk mbështet asnjë parti politike apo kandidat.
Ajo tha nga Fieri se nuk ka nevojë të lëshojë mesazhe me nënkuptim pasi është e drejtëpërdrejt.
“Dua ta përsëris. SHBA nuk mbështet ndonjë parti apo kandidat të caktuar. E vetmja gjë që ne mbështesim është e drejta e popullit shqiptar që të shprehë vullnetin e tij përmes votës.
Paralajmërojmë këdo që tenton ta mohojë këtë të drejtë duke blerë apo shitur votën.
Është shumë e rëndësishme që votuesit ta dinë se kanë fuqinë dhe përgjegjësinë” – tha Kim.
Deklarata erdhi sot pasi prej dy ditësh Partia Demokratike dhe media pranë saj kanë keqpërdorur një intervistë të Kim.
