Skip to content

Sapo shpalli jovaksinimin me AstraZeneca: ç’i ndodhi shefes së Agjencisë Daneze të Barnave (pamje)

Tanja Erichsen, kreu i Agjencisë Daneze të Barnave, i ra të fikët gjatë një konference për shtyp duke njoftuar se Danimarka do të ndalonte vaksinimin me AstraZeneca deri në një njoftim tjetër.

Erichsen u shemb para kamerave.

“Danimarka është vendi i parë i Bashkimit Evropian që ndërpret përgjithmonë vaksinimin me AstraZeneca. Rreziku i çrregullimeve të mpiksjes është i ulët, por akoma shumë i lartë për të vazhduar vaksinimin siç është planifikuar,” tha ajo, pastaj u ligështua.

Søren Brostrøm, drejtori i Administratës Shëndetësore Daneze, reagoi më shpejt dhe e vendosi atë në një pozicion anash. Konferenca për shtyp u ndërpre menjëherë.

➡️Meanwhile in Denmark…

The head of Denmark’s medicines agency, Tanja Erichsen, fainted during a press conference on the decision to stop using the Oxford-#AstraZeneca Covid vaccine. pic.twitter.com/Xti0p7Y5IS

— Videokings 📹 (@videokings_tv) April 14, 2021