Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndalet sërish tek ato, që ai i quan si “dështimet e Ramës në 8 vite”.
Këtë mëngjes, Basha ngre pyetjen se sa përqind e fondeve të akorduara për bujqësinë shkojnë për fermerët.
Në përgjigjen e tij, kryedemokrati thekson se Shqipëria ofron mbështetjen më të ulët për bujqësinë.
Postimi i Bashës:
8 ditë deri më 25 prill. 100 dështimet e Ramës në 8 vite.
Sa përqind e fondeve të akorduara për bujqësinë shkojnë për fermerët?
Përgjigjja: 40%.
Shqipëria ofron mbështetje më të ulët direkte për bujqësinë në raport me vendet e tjera të rajonit.
