ë paktën tetë persona kanë ndërruar jetë nga të shtënat me armë zjarri në një ndërtesë pranë aeroportit në SHBA, shkruan CNN
Sipas medias prestigjioze, numri i viktimave mund të rritet në orët në vazhdim. Policia ka njoftuar se autori, pasi ka kryer masakrën, ka vrarë edhe veten.
Zëdhënësja e policisë, Genae Cook, deklaroi se teksa policia po mbërrinte në vendin e ngjarjes, të shtënat dëgjoheshin ende.
“Ne kemi shumë njerëz me lëndime nga të shtënat”, ka thënë Cook, duke shtuar se kishte të tjerë që ishin transportuar në spitale të ndryshme në të gjithë zonën.
Një dëshmitar i cili punon në këtë objekt i tha WISH-TV se pa një burrë me një armë pasi dëgjoi disa të shtëna.
“Unë pashë një burrë me një automatik të një lloji, një pushkë automatike dhe ai po qëllonte gjithandej”-ka thënë Jeremiah Miller.
