Ilir Meta ka shkuar sërish në Vlorë këtë të premte, ku nderoi pas vdekjes pesë anëtarë të LANÇ.
Meta iu bëri thirrje qytetarëve vlonjatë, të marrin pjesë në zgjedhjet e 25 prillit.
Meta u shpreh se nuk duhet të lejojmë askënd të eklipsojë dritën e flaktë të lirisë që ndezën luftëtarët e LANÇ, duke theksuar se kjo bëhet vetëm duke forcuar demokracinë dhe duke refuzuar çdo lloj shtypje shoqërore.
“Flakët e betejave të lagjeve Pana kanë ndriçuar ëndrrën për lirin të çdo vlonjati. Ndaj ne jemi mbledhur dhe përkulemi para figurës së tyre. Kam nderin të akordoj sot titullin e lartë Nderi i Kombit.
Dua t’ju siguroj që në të ardhmen do jemi përsëri bashkë në të tjera vlerësime duke nisur me lagjen partizani ku çdo rrugicë e së cilës mban një emër dëshmori.
Ky nderim është vlerësim dhe respekt ndaj dinjitetin tonë si shqiptar. Nuk duhet të lejojmë sot askënd të që eklipsojë dritën e flaktë të lirisë që ata ndezën.
Lirinë mund ta mbrojmë vetëm duke forcuar demokracinë dhe duke refuzuar çdo lloj shtypje shoqërore.
Ndaj ftoj të gjithë qytetarët e Vlorës të marrin pjesë në zgjedhjet e 25 prillit. Dhe të tregojnë dinjitetin dhe fuqinë e tyre përmes votës së lirë dhe të barabartë”, deklaroi Meta.
