Skip to content

Presidenti i Ukrainës bën thirrje për të rritur turizmin me Turqinë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi se dëshirojnë të rritin aktivitetet e turizmit me Turqinë dhe të tregojnë se e mbështesin Turqinë.

Sipas një deklarate nga Presidenca e Ukrainës, Zelensky në mbledhjen e Këshillit të Mbrojtjes dhe Sigurisë Kombëtare vlerësoi vizitën e tij në Turqi e cila sipas tij ishte frytdhënëse.

Në fjalën e tij, Zelensky falënderoi presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan, për mbështetjen ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit të tij.

Zelensky theksoi se me presidentin Erdoğan biseduan rreth kushteve të veçanta për turistët ukrainas dhe turq.

“Po flasim për rritjen e fluksit të turistëve ukrainas dhe turq. Duhet të mbështesim njëri-tjetrin kryesisht tani. E keni dëgjuar që rusët janë shprehur se do të kufizojnë turizmin nga Rusia drejt Turqisë. Këto janë çështje personale të tyre. Për mendimin tim, ne përkundrazi duhet të rrisim turizmin tonë dhe duhet të tregojmë që mbështesim Turqinë”, tha Zelensky.