Ilir Meta ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në Skrapar.
Presidenca shkruan se Ilir Meta ka qenë dhe do të jetë gjithmonë krenar që është nga Skrapari dhe se e do shumë atdheun.
“Zoti Rama, Ilir Meta ka qenë dhe do të jetë gjithmonë krenar, që ka lindur dhe i përket popullit të Skraparit. Skrapari gjënë më të shenjtë ka patur dhe do të ketë Atdheun dhe lirinë. Fatkeqësia jote është që mund të blesh çdo gjë përveç dashurisë së Ilir Metës për Atdheun.
”, shkruan presidenca.
