Skip to content

FOTOT/ Meta kërcënon Ramën me Berishën: Po mora edhe Doktorin e Madh, nuk ka spital, që ju bën derman

Ilir Meta ka postuar në profilin e tij në facebook, 2 foto ku ai shfaqet krah Kryemadhit, Bashës dhe Berishës.

Presidenti paralajmëron PS-në që të mos e detyrojë të futet në garën zgjedhore pasi përndryshe ata do të mbeten pa grup parlamentar.

“Pale po mora edhe Doktorin e Madh, nuk ka spital, që ju bën derman!”, shkruan ndër të tjera Meta.

Postimi i plotë:

Dy foto të pabesueshme nga Gjirokastra, që m’i nisi miku i shtrenjtë i demokracisë shqiptare, Martin Henze.

Asnjë shqetësim për psikopatinë tuaj ZOTI “RILINDAS”, por nëse vërtet e besoni, që unë jam në garë për 25 Prillin, mos më detyroni të hyj vërtet pasi do të mbeteni pa grup parlamentar.

Pale po mora edhe Doktorin e Madh, nuk ka spital, që ju bën derman!

Ndaj respektoni Kodin Zgjedhor dhe boll e tepruat me shkelje se i nxitë faqen Shqipërisë para botës! (TemA)