Dhimbjet e këtij vogëlushi u bënë dhimbje po ashtu të shqiptarëve. Lutjet e nënës së Deanit u kthyen në lutje të shqiptarëve, që 9 vjeçari të shërohet.

Ditën e djeshme Elvis Naçi përcolli në rrjetin social lajmin, se Deani do të nisej drejt Italisë për të kryer dy ndërhyrje mjaft të vështira.

Nga dita e djeshme deri më sot, 43 mijë shqiptarë kanë komentuar në postimin e bërë në rrjetin social. Luten për Deanin e vogël, që të shërohet dhe gjithçka të shkojë mirë.

Një reagim i jashtëzakonshëm. Mijëra u bënë bashkë dhe dhuruan për këtë 9 vjeçar, duke treguar edhe njëherë se shqiptarët janë të ndarë në troje, por në zemër janë një.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re