Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, i ka shprehur ngushëllimet oficerit italian, Dario Fazio i cili është ndarë nga jeta.
Meta shpreh hidhërimin për këtë lajm teksa thekson se oficeri Fazio e ka shoqëruar atë në vizitat e tij në Itali pranë komunitetit arbëresh.
STATUSI NGAI LIR META
Më trishtoi lajmi i hidhur për ndarjen e parakohshme nga jeta të Oficerit të Policisë Italiane, Dario Fazio, i cili më ka shoqëruar në të gjitha vizitat në Komunitetin Arbëresh, në Kalabri, Puglia dhe në rajonet e tjera ku jetojnë në Itali.
Ngushëllimet më të ndjera familjes Fazio, kolegëve, Policisë Italiane dhe të gjithë Komunitetit tonë të dashur Arbëresh.
Më trishtoi lajmi i hidhur për ndarjen e parakohshme nga jeta të Oficerit të Policisë Italiane, Dario Fazio, i cili më…
Posted by Ilir Meta on Sunday, April 18, 2021
