Skip to content

PS thellon diferencën me PD-LSI në Korçë, ja sa mandate merr!

Socialistët dalin forcë e parë në qarkun e Korçës. Nga 11 mandate që ka ky qark, PS merr deri në 7 mandate nëse do të votohet sot pasi merr 51-55%.

PD merr maksimumin e saj 5 mandate e ndërsa LSI është në garë për 0-2 përfaqësues në Kuvend.

Ajo që vihet re është se PS ka një rritje të lehtë krahasuar me sondazhin e kaluar të 7 prillit nga Instituti Piepoli në bashkëpunim me Report Tv, e ndërsa PD dhe LSI mbeten në të njëjtat kuota.

Partitë e reja në këtë qark mbeten të papërfaqësuara pasi nuk sigurojnë votat e mjaftueshme për të marrë minimumi një mandat.

Me sa duket “kura” Peleshi-Xhaçka, te caktuar ne kete qark, ka bere efektin e duhur!