Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari, ka postuar një video në rrjetet sociale, ku flet për takimet që ka zhvilluar në bashkinë e Devollit.
Ajo çfarë është e veçantë është se në këto takime të zhvilluara, Braimllari ka qenë i shoqëruar nga Artur Porpollogu i cili ka qenë ish-kandidat për deputet i partisë Socialiste në qarkun e Korçës.
Ai tashmë i është bashkuar LSI në këtë qark.
Postimi i plotë:
Me Artur Porpollogun ish kandidat për deputet i partisë Socialiste në Korçë, i cili i është bashkuar LSI në Qarkun Korçës.
Është kënaqësi për mua që një socialist i ndershëm si Artur Porpollogu, i është bashkuar LSI-së dhe së bashku me Arturin, kemi takuar shumë socialistë ku i kemi garantuar mbështetje dhe siguri për të ardhmen e fëmijëve të tyre.
