Skip to content

Meta i trembur në prag të 25 Prillit: Do ta ngrej popullin kundër opozitës nëse i shet mandatet, do i mbroj me gjak. LSI-PD kanë mbi 90 mandate

Ilir Meta tha mesditën e së hënës se të gjitha sondazhet janë blerë nga Edi Rama. Ai u shpreh se në Shqipëri kanë mbetur vetëm dy institucione: Presidenca dhe Populli.

Ilir Meta u shfaq i shqetësuar në konferencë sa i përket opozitës. Fitoren e mundshme të Partisë Socialistë, Meta paralajmëroi se nuk do ta njohë, por do ta shohë si shitje të mandateve të opozitës tek Rama.

“Do t’i shesë mandatet opozita? Le t’i shesë. Por ta dijë se do të ngrej popullin edhe përballë saj” – tha presidenti.

Ai shtoi se së shpejti do të ftojë trupin diplomaitk për ti njohur, sipas tij, me fakte skandaloze.