Skip to content

Yuri Kim takon Gent Ibrahimin: SHBA po shikon, duhet drejtësi. Koha për guxim

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, yuri kim, në një takim që ka zhvilluar me kreun e KLP, Gent Ibrahimin, ka kërkuar që drejtësia e re tu japë pavarësinë e prokurorëve duke u rezistuar presioneve të ndryshme.

Në një mesazh në rrjetet sociale, Kim shton se progresi nuk është i mjaftueshëm sa të kënaqë njerëzit, ndërsa thekson se institucionet e reja gjyqësore duhet të thyejnë modelet e vjetra.

“KLP duhet të demonstrojë pavarësinë dhe integritetin e vet, t’i rezistojë presionit dhe të japë drejtësi. SHBA, si dhe shqiptarët po shikojnë. Koha për të treguar guxim”, thekson ndër të tjera ambasadorja amerikane.