Sali Berisha ka ndjekur porositë së stafit izraelit të pajtuar nga Lulzim Basha për t’u marrë me kurimin e imazhit të fushatës.
Ai nuk ka zbritur në terren për të mos krijuar idenë te qytetarët se Partia Demokratike kontrollohet prej tij.
Duke qenë se kandidon në listën e Tiranës ku PD ka renditur disa prej figurave të saj, Berisha është detyruar të gjejë një formë alternative për të marrë vota personale.
Për këtë i ka ardhur në ndihmë ish kryebashkiaku i Vorës Fiqiri Ismaili.
Ky i fundit ka përçuar një mesazh te përkrahësit e PD për të votuar Partinë Demokratike dhe dy kandidatët për deputetë, Sali Berisha dhe krushkun e tij Fatmir Mediu. (TemA)
