Drejtuesi i PD-së, Lulzim Basha mëngjesin e sotëm e ka nisur me anë të një postimi në rrjetet sociale ku shkruan se shpresa për ndryshim është ndezur si asnjëherë më parë.
Kur na ndajnë vetëm katër ditë nga zgjedhje e 25 prillit, Basha thekson se gjithkush që e ka të shtrenjtë Shqipërinë kërkon ndryshim, mundësi të reja që shqiptarët ta bëjnë realitet edhe ëndrrën e Shqipërisë si gjithë Europa.
Postimi i Bashës:
“Shpresa për ndryshim është ndezur si asnjëherë më parë tek gjithë diaspora shqiptare si një ogur i mirë për të ardhmen tonë.
Gjithkush që e ka të shtrenjtë Shqipërinë kërkon ndryshim, mundësi të reja që shqiptarët ta bëjnë realitet edhe ëndrrën e Shqipërisë si gjithë Europa.
Ju jam mirënjohës për mbështetjen dhe kontributin e jashtëzakonshëm komunitetit shqiptaro-amerikan në Shtetet e Bashkuara. Shqipëria fiton!”
